Trendafilov: Qeveria si Agjenci, sjellë punëtorë nga Nepali që ikin në Gjermani
Sllobodan Trendafilov nga Lidhja Sindikale e Maqedonisë tha se Qeveria me idenë për import të fuqisë punëtore, është shndërruar në agjenci turistike. Ai tha se punëtorë nga Nepali shfrytëzojnë shërbimet e qeverisë për transport, më pas ikin në Gjermani.
“Atë që e pamë periudhën e fundit është që punëdhënësit në RMV dhe Qeveria, u shndërruan…me idenë për import të fuqisë punëtore, në një agjenci të madhe turistike.
Ne nuk jemi shoqëri që sundon me robër, që t’ua marrim pasaportat njerëzve, t’i mbyllim natën që mos të ikin”, tha për “TV21” Trendafilov.



