Tre persona nga Tetova dhe rrethina arrestohen pasi kanë vozitur me shpejtësi ekstreme

Më 15.06.2025 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë kanë arrestuar tre persona nga Tetova dhe rrethina për drejtim të automjeteve me shpejtësi mbi kufirin maksimal të lejuar.
Në orën 17:40, në rrugën Tetovë–Gostivar, është arrestuar Sh.F. (45) nga Tetova. Gjatë kontrollit të trafikut dhe masave të marra, policia konstatoi se ai po drejtonte një veturë “BMW” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 180 km/h, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Në orën 17:50, po në të njëjtën rrugë, është arrestuar I.S. (36) nga fshati Poroj, Tetovë, sepse po drejtonte një veturë “Audi” me shpejtësi prej 153 km/h, në vendin ku shpejtësia është e kufizuar në 80 km/h.

Ndërkohë, në orën 10:19, është arrestuar F.I. (34) nga fshati Bogovinë, Tetovë. Gjatë kontrollit jashtë zonave të banuara në Tetovë, është konstatuar se ai po drejtonte një veturë “BMW” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 153 km/h, në një zonë ku kufiri është 80 km/h.

Të tre personat janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button