Tre persona janë kafshuar nga qentë endacakë në Shkup

Tre persona kanë raportuar në polici se janë kafshuar nga qen endacak gjatë 24 orëve të fundit.

Një grua tridhjetë e katër vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në urën e Belasicës.

“Me datë 25.01.2024 në ora 18:30 në Stacionin Policor të Aerodromit, S.K.(34) nga Shkupi ka raportuar se në urën e Belasicës është kafshuar nga një qen endacak”

Një vajzë njëzet e një vjeçare është kafshuar nga një qen në fshatin Bërnjarc të Shkupit.

“Me datë 25.01.2024 në ora 16:00 në Stacionin Policor Gazi Babë, MS (21) nga fshati Bërnjarc, Shkup, ka raportuar se në fshat është kafshuar nga një qen endacak”

Në Çair, një qen endacak ka kafshuar një të mitur.

“Me datë 25.01.2024 në ora 17:15 në Stacionin Policor Çair, E.K.(51) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij i mitur është kafshuar nga qeni endacak në rrugën “Gjore Gjorevski” në Shkup”, njofton Ministria e Brendshme.

Kafshimet nga qentë endacakë janë bërë përditshmëri në kryeqytet por edhe qytetete të tjera ku për çdo ditë buletini policor është i mbushur me dhjetëra denoncime për kafshim nga qentë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button