Tre institucione të drejtuara nga kandidatë për president nuk kanë dorëzuar listën e makinave zyrtare

Antikorrupsioni ka publikuar një raport në 48 faqe në të cilin kritikon institucionet shtetërore që nuk respektuan detyrimin ligjor nga Kodi Zgjedhor për të paraqitur brenda 10 ditëve të dhëna për numrin, llojin, targën dhe gjendjen makinave zyrtare që i kanë. Afati ka skaduar 1 muaj më parë.

-Për të informuar publikun në mënyrë transparente, Antikorrupsioni publikoi një listë të institucioneve që nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për të dorëzuar të dhënat për mjetet motorike që disponojnë, as nuk kanë dorëzuar informacione se nuk kanë automjete zyrtare, gjegjësisht kanë automjete zyrtare me Dekretin për personat dhe sendet që sigurohen, llojet e masave dhe aktiviteteve dhe shkallët e sigurisë”,  thuhet në komunikatën e KPK-së.

Duke patur parasysh se ka një boshllëk ligjor, pra Kodi Zgjedhor nuk parashikon sanksione penale për mospërmbushje të detyrimit të deklaruar, KPK-ja nuk ka mundësi të fillojë procedimin penal mbi këtë bazë, sipas Antikorrupsionit.

Lista e gjatë me mbi 1000 institucione përfshin ministritë, komunat, gjykatat, spitalet, shkollat, ndërmarrjet publike dhe institucione të tjera. Ndër ministritë e listuara janë ajo për Sistem Politik, Bujqësi, Drejtësi, Transport dhe Lidhje, MASH, MPJ, MPB. Ndër komunat që nuk kanë dërguar të dhëna në KPK janë Haraçina, Gostivari, Ilindeni, Kumanova, Kërçova, Ohri, Kisella Voda, Petroveci, Çairi e të tjera.

Tri institucione udhëhiqen nga kandidatët për president, MPJ nga Bujar Osmani, Komuna e Kumanovës nga Maksim Dimitrievski dhe Komuna e Gostivarit nga Arben Taravari. Sipas KPK-së, gjithsej 7 ministri kanë shkelur ligjin, të kryesuar nga ministrat Krenar Loga, Artan Grubi, Jeton Shaqiri, Lupço Nikollovski, Bllagoj Boçvarski dhe Naim Bajrami.

Ndër komunat më të mëdha që nuk kanë dorëzuar listën e automjeteve zyrtare janë Kisella Voda (kryetari Orce Gjorgievski), Çairi (Visar Ganiu), Ohri (Kiril Pecakov), Haraçina (kryetari Ridvan Ibraimi), si dhe shumë institucione të tjera.

Listën mund ta shihni në linkun e mëposhtëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button