Trazira në Zvicër! Protestuesit dalin nëpër rrugë, fajësohet policia për vdekjen e një adoleshenti

Qyteti i Lozanës në Zvicër është përfshirë nga trazira të dhunshme që rifilluan të martën. Rreth 200 të rinj u ngritën në revoltë për të dytën ditë me radhë, duke sulmuar forcat e policisë me gurë, bomba molotov dhe fishekzjarrë.

Ata dogjën kontenierë dhe kazanë mbeturinash, ndërsa një autobus i transportit publik u dëmtua gjatë përleshjeve. Mbi 140 policë janë angazhuar për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa shtatë persona janë arrestuar. Shkaku i trazirave ishte vdekja e një 17-vjeçari, i cili u përfshi në një aksident me skuter, pasi po ngiste me shpejtësi të madhe në një zonë ku lejohet 30 km/orë.

Sipas policisë, skuteri ishte raportuar i vjedhur dhe adoleshenti u përpoq të ikte nga patrulla që po e ndalonte, duke shkaktuar aksidentin fatal. Të premten dhe natën e së dielës shpërthyen sulme ndaj policisë si shenjë pakënaqësie ndaj autoriteteve. Zemërimi i komunitetit u përforcua edhe nga një incident i mëparshëm, kur një vajzë 14-vjeçare humbi jetën në një aksident me motoçikletë, gjithashtu duke u përpjekur të shmangte policinë.

Një adoleshente nga qyteti kërkoi transparencë, duke thënë se ata duan të dinë të vërtetën për këto aksidente. Situata mbetet tensionuar dhe autoritetet po përpiqen të qetësojnë klimën e trazuar në Lozanë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button