Trampi e shpalli marreveshjen e paqes në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar në platformën e tij Truth Social se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të një plani paqeje që ai e quajti “historik dhe të paprecedentë”.

“Sot është një ditë e madhe për botën arabe dhe myslimane, për Izraelin dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi Trump, duke theksuar se marrëveshja parashikon lirimin e të gjithë pengjeve dhe tërheqjen e trupave izraelite në një vijë të dakorduar, si hap i parë drejt “një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme”.

Trump falënderoi ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për rolin e tyre në arritjen e marrëveshjes, duke përfunduar mesazhin me fjalët: “Të bekuar qofshin paqebërësit!”.

Në postimin e tij, ai theksoi se “të gjitha palët do të trajtohen me drejtësi”, duke e cilësuar ditën si një moment historik për rajonin dhe për paqen globale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button