Trajneri i Zvicrës zbulon planet e ardhshme të Granit Xhakës

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Jakin ka lavdëruar qasjen prej një lideri të padiskutueshëm të Granit Xhakës në kombëtaren helvetike.

Ai ka pranuar se për shumë gjërat taktike në skuadër konsultohet me Xhakën dhe më pas zbuluar se Xhaka po përgatitet për t’u bërë trajner i futbollit.

“Ai tashmë po përgatitet për të ardhmen e tij si trajner. Jo vetëm për sa i përket përmbajtjes së stërvitjes taktike. Por edhe si të drejtosh një ekip. Kjo është më shumë se të jesh kapiten. Ai është jashtëzakonisht i interesuar për këtë. Kur shihemi, ai dëshiron të dijë shumë. Kemi regjistruar edhe formacionet në letër dhe kemi diskutuar tema taktike. Ai bën shumë pyetje. Për shembull, ka të bëjë me çështjet e lojtarëve nga e kaluara. Për lojtarët që shkaktuan probleme. Ose për situata të vështira si trajner, si ajo që më ndodhi kur vendosa Aleks Frein në stol. Si i trajtoni lojtarët e moshuar që po i afrohen fundit të karrierës e kështu me radhë.”, ka theksuar Jakin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button