Trajneri i ri i Manchester United: Skuadra nuk ecën pasi është në hijen e Ferguson

Trajneri i ri i Manchester United, Ruben Amorim, mendon se një nga arsyet kryesore të dështimit të skuadrës është se kërkojnë të ndjekin rrugën e Alex Ferguson.

Mediat angleze raportojnë se Amorim është shprehur se skuadra ka dështuar për një arsye shumë specifike, trajnerët kanë tentuar të ndjekin rrugën e Sir Alex Ferguson.

Sipas teknikut Amorim, objektivi duhet të jetë e kundërta. Ai ka në plan që të fillojë një histori të re, me një shpirt krejt tjetër, pa ndjekur rrugën e një trajneri i cili ka punuar në një epokë tjetër.

Me këtë këndvështrim, Amorim padiskutim që ia shton presionin vetes. Nuk është e thjeshtë të shkëputesh nga një emër i madh si Sir Alex Ferguson, por duket se “Old Trafford” janë dakord.

Kjo u kuptua me vendimin e drejtuesve, kur së fundmi i ulën pagën ish-trajnerit legjendar, sot në rolin e ambasadorit të klubit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button