Tragjedia në Koçan, policia arreston ish drejtorin e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksutin

Tragjedia në Koçan ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 155 rë lënduar, para pak minutash është marrë nga policia ish drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se deri në këto momente ka të dyshuar më shumë se 20 persona rreth 15 prej tyre, janë në stacion policor, 9 nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje kanë vdekur.

“Një pjesë janë në spital, 4 persona janë të siguruar në spital, dy anëtarë të grupit, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtues i subjektit juridik. Një pjesë të arrestuarve që janë në stacion policor janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje”, tha Toshkovski.

Toshkovski tha se po ashtu janë arrestuar një ish Sekretar Shtetëror të ministrisë së Ekonomisë si dhe një udhëheqës i sektorit në Ministrinë e Ekonomisë.

“Në diskotetë ka pasur rreth 500 persona, janë shitur 250 bileta”, tha mes tjerash.

Në gjendje kritike janë 22 persona dhe një pjesë e tyre do të transportohen në vend të ndryshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button