Tragjedia në Koçan, gjendja e pacientëve në Spitalin “8 Shtatori” është stabile

Gjendja e pacientëve të lënduar nga zjarri në klubin “Puls” në Koçan, të shtruar në Spitalin Klinik “8 Shtatori” në Shkup, është stabile në lidhje me parametrat vitalë. Sipas drejtorit të Spitalit “8 Shtatori”, Sinisha Stojanovski, së bashku me ekipet nga qendrat e specializuara në shtetet e huaja, po kryhen operacione për heqjen e indeve të vdekur të dëmtuara nga djegiet dhe për t’i dhënë mundësinë plagëve që të fillojnë të shërohen ngadalë.

Në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, ai tha se sot në mëngjes janë trajtuar kirurgjikalisht 15 pacientë dhe është planifikuar që gjatë ditës të kryhet një ndërhyrje të tillë edhe për tre pacientë të tjerë.

“Ndërkohë, në këto disa ditë, jo vetëm që u monitorua përkeqësimi potencial i pacientëve, por duhej të sanoheshin edhe dëmtimet e pacientëve që nuk ishin kritike në fazën e parë, as nuk ishin në një gjendje që rrezikonte jetën. Proceset e triazhës dhe monitorimit të pacientëve dhe riparimi i tyre sipas rëndësisë së gjendjes klinike po zhvilloheshin paralelisht. Duhet të bëhet vazhdimisht lidhja e plagëve dhe të hiqen indet e vdekura për t’i dhënë mundësinë plagëve që të fillojnë të shërohen. Pikërisht në këtë drejtim janë edhe ndërhyrjet kirurgjikale”, tha Stojanovski.

Ai theksoi se ndërhyrjet bëhen për shkak të shkallës së përhapjes së djegieve, dhe jo sepse pacientët janë në gjendje që rrezikon jetën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button