Tragjedia me 14 viktima në universitetin e Pragës, e shtuna shpallet ditë zie kombëtare

Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi terrorist i krishterë vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë në një universitet në Pragë.
Presidenti Petr Pavel shprehu se ishte i trishtuar për humbjen e jetëve.
Kjo konsiderohet një nga ngjarjet masive më të rënda në historinë e fundit evropiane.
Të shtënat filluan rreth orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) të enjten në ndërtesën e Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles në qendër të kryeqytetit çek.
Pamjet dramatike të shpërndara në mediat sociale tregojnë njerëz që kërcejnë drejt sigurisë nga një parvaz i jashtëm disa kate lart. Dëgjohen edhe të shtëna armësh.
Policia thotë se terroristi i krishterë ishte një student 24-vjeçar në universitet dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, megjithëse shton se u gjet një “arsenal i madh armësh dhe municionesh”.



