Tragjedi në Spanjë, tifozi ndërron jetë në shkallët e stadiumit

Sfida e kampionatit spanjoll mes Granada të Myrto Uzunit dhe Athletic Bilbao është ndërprerë për shkak të një tragjedie të ndodhur në shkallët e stadiumit.

Një tifoz pësoi arrest kardiak dhe u raportua se ishte në gjendje kritike për jetën. Kështu, gjyqtari fillimisht dërgoi të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes për të pritur konfirmimin nga Federata nëse ndeshja do të vijonte ose jo.

Më pas, mësohet se tifozi, pas arrestit karidak, u nda nga jeta dhe kjo gjë solli vendimin që ndeshja të ndërpritet përfundimisht.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button