Trafik droge përmes arkivoleve, kapet sasia e kokainës me vlerë 13 mln euro

Policia holandeze ka zbuluar kokainë me vlerë 10 milionë paund, e cila ishte fshehur në dy arkivole. Oficerët arritën të pengonin tentativën e kontrabandës dhe sekuestruan 250 kg drogë të klasit A, pasi vunë re një furgon me targa franceze që lëvizte në mënyrë të çrregullt.

Një i dyshuar francez 30-vjeçar u arrestua më 13 dhjetor gjatë kontrolleve pranë Numansdorp, një qytet jugor në Holandë. Policia zbuloi dy arkivole të mbyllura për të cilat shoferi pretendoi se përmbanin trupa.

Njësia Kombëtare e Ekspertizës dhe Operacioneve të Policisë Holandeze tha se “30-vjeçari po ngiste një furgon me targa franceze në A29 pranë Numansdorp dhe shfaqi sjellje të dyshimta”.

“Ne ndaluam shoferin dhe kërkuam shpjegim. Ai pretendoi se po transportonte arkivole me dy trupa. Policia shoqëroi furgonin deri në shtëpinë e funeralit, atje ku u zbulua se në arkivolët e mbyllur nuk kishte trupa, por drogë”, njoftoi policia.

I dyshuari synonte të udhëtonte nga Franca në Holandë, por nuk ishte i sigurt për destinacionin e tij përfundimtar. Ai tha se do të merrte udhëzime të mëtejshme gjatë rrugës.

foto galeri foto galeri

Policia konfirmoi se droga, e cila kishte një vlerë prej 13 milionë eurosh (10 milionë funte), ishte asgjësuar.

Kjo nuk është hera e parë që arkivolet përdoren për të kontrabanduar substanca të paligjshme. Në vitin 2019, trafikantët kolumbianë të drogës u kapën duke tentuar të transportonin 300 kg kanabis brenda një arkivoli.

Në fillim të këtij muaji, policia holandeze tha se kishte bashkëpunuar ngushtë me kolegët e Agjencisë Kombëtare të Krimeve të Mbretërisë së Bashkuar në një nga operacionet më të mëdha të Britanisë për kapjen e drogës.

Prokurorët thanë se besonin se banda, e udhëhequr nga Paul Green, 59 vjeç, kontrabandonte heroinë, kokainë dhe kanabis me vlerë deri në 7 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar në dërgesa të produkteve ushqimore me erë të fortë, si qepë, hudhër dhe xhenxhefil.

Banda, e cila ishte e vendosur në Anglinë veriperëndimore me bashkëpunëtorë në Holandë, thuhet se blinte deri në 50 tonë qepë çdo javë, të cilat i dërgonte nga njëri vend në tjetrin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button