Toshkovski në terren: Po bëhet verifikimi përfundimtar i kamerave nga “Safe City”

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi sot se me sistemin Safe City rritet siguria dhe zvogëlohet numri i aksidenteve rrugore.
Toshkovski informoi se ndodhet në terren, në lokacion ku po kryhet verifikimi përfundimtar i kamerave për zbulimin automatik të kundërvajtjeve të trafikut si pjesë e projektit “Qyteti i sigurt”.
Ai theksoi se në këtë fazë po bëhet kontrolli i saktësisë së matjes së shpejtësisë, me ç’rast lëshimet e konstatuara janë minimale dhe dukshëm nën tolerancën e lejuar ligjore, që garanton siguri dhe besueshmëri të sistemit.
Kujtojmë se sot nga MPB informuan se faza testuese e kamerave nga “Safe City” do të bëhet në qytetin e Tetovës dhe Kumanovës, teksa gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion do të aktivizohen nga 1 shkurti.



