Toshkovski në konferencën e ministrave të brendshëm të procesit të Berlinit
Delegacioni i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski po merr pjesë në konferencën e ministrave të punëve të brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila po mbahet në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë.
Duke festuar dhjetëvjetorin e ekzistencës së kësaj nisme, u theksua se rajoni i Ballkanit Perëndimor jeton një momentum historik në raport me perspektivën e tij evropiane dhe është Procesi i Berlinit ai që mund të arrijë sinergjinë e përpjekjeve individuale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si një mekanizëm përgatitor për anëtarësimin në BE.
Në kuadër të seancës kushtuar luftës kundër migrimit të parregullt si dhe kontrabandës së paligjshme të migrantëve, ministri Toshkovski theksoi se migrimi dhe lëvizjet migratore kanë qenë një nga sfidat kryesore për një kohë të gjatë, jo vetëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe për Evropën dhe se koordinimi është i nevojshëm për të gjitha iniciativat dhe masat ekzistuese për të trajtuar migracionin e paligjshëm, kontrabandën e migrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore, jo vetëm nga dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në nivel të Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Në fjalimin në kuadër të seancës për luftën kundër krimit të organizuar, ministri Toshkovski nënvizoi se pavarësisht nëse bëhet fjalë për krim të organizuar, trafikim njerëzor, migrim ilegal, trafik droge… çdo iniciativë për lidhje rajonale në luftën kundër krimit të organizuar është realisht e rëndësishme. Në atë luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar, dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për monitorimin e parave dhe strukturave financiare të grupeve të organizuara kriminale, është thelbësore të integrohen të gjitha institucionet kompetente, duke zhvilluar kështu një sistem paralajmërimi të hershëm si një mjet i fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar. dhe aktiviteve të tjera të paligjshme.
Në margjinat e Konferencës Ministrore u zhvillua një takim dypalësh me Ministrin e Migracionit dhe Azilit të Republikës së Greqisë, z. Nikolaos Panajiotopulos.