Toshkovski: Janë rreth 105 mijë qytetarë të fotografuar që nuk kanë marrë pasaporta

Ministri i brendshëm teknik, Pançe Toshkovski edhe një herë i ka bërë thirrje deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së që ta miratojnë Ligjin për dokumentet e udhëtimit.
“Le të ndryshojnë ligjin, unë kërkoj 10 muaj, kërkoj arsyeshmëri. Vetëm ne për momentin po e shkelim ligjin ndërkombëtar, vetëm Maqedonia dhe Greqia”, tha Toshkovski.
Sipas Toshkovskit, janë rreth 105 mijë qytetarë të fotografuar që nuk kanë marrë dokument udhëtimi, siç tha ai, ata që janë fotografuar nga sot, do t’i merrnin pasaportat nëse dinamika shkon siç duhet, do t’i marrin për një muaj, maksimumi një e gjysmë.



