Toshkovski e konfirmon arrestimin e Fehmi Stafës, ish Avokati i Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka konfirmuar sot arrestimin e ish Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa.
“Gjatë ditës së djeshme, MPB-ja, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka ndërmarrë veprime në kuadër të kompetencave të saj, me ç’rast personi që përmendët është arrestuar”, deklaroi Toshkovski.
Ministri theksoi se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me rastin, pasi institucionet po veprojnë sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike.
“Edhe sot po veprojmë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe sipas udhëzimeve të tyre, prandaj në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione. Detaje shtesë do të bëhen publike së shpejti, si nga MPB-ja ashtu edhe nga Prokuroria”, shtoi Toshkovski.
Më shumë informacione për këtë rast pritet të publikohen në ditët në vijim.



