Toshkovski: Do të ketë përgjegjësi për policët që e kanë lëshuar Artanin të ik!
Ministri Pançe Toshkovski, deklaroi se janë bërë lëshime nga disa policë kufitar, gjatë ditës së djeshme në orët e hershme dhe për të njëjtit ka hetim.
“Nuk do të doja të supozojë se di do rrjedh procedura, personalisht mendoj se nuk është vepruar si duhet dhe është bërë gabim gjatë kontrolleve të bëra”, deklaroi Toshkovski.
Ai tha se çdonjë që ka faj në kuadër të MPB-së, ndërsa është lidhur për mos veprim të procedurave do të përgjigjet.