“Topxhinjët” do të paguajnë 120 mln euro për sulmuesin e Interit!?
Skuadra e Arsenal është gati të paguajë 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas të Inter, Lautaro Martinez. “Sulmi” nga ana e skuadërs angleze për Martinez do të nisë në verë.
Lajmin e konfirmon “fichajes.net”, që sqaron se sa shumë ndihet mungesa e një sulmuesi te skuadra londineze. Edhe pse trajneri Arteta kërkoi një përforcim në sulm ai nuk erdhi.
Kontrata e Lautaro Martinez me zikaltërit skadon në në vitin 2029 dhe kostoja e transferimit të tij kap kuotën e 100 milionëve. Shumë të cilën Arsenal është gati ta paguajë.
Për momentin nuk ka patur asnjë koment si nga klubi Italian ashtu dhe ai anglez, por duket se “topçinjtë” synojnë argjentinasin për të zgjidhur problemet në sulm, pas dëmtimeve të Saka dhe Sterling.