Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, Shahini: Sporti nuk është arenë për urrejtje, por një urë që bashkon njerëzit

Zv/ministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini ka reaguar lidhur me incidentin e djeshëm në Kumanovë, ku në ndeshjen e basketbollit në mes Maqedonisë dhe Rumanisë janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare.
“Si Zëvendësministre e Sportit, shpreh shqetësimin tim të thellë për thirrjet raciste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë.
Këto veprime nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe janë në kundërshtim të plotë me vlerat që sporti përfaqëson – barazi, respekt dhe bashkëjetesë.
Raste të tilla nuk duhet të përsëriten më.
Sporti nuk është arenë për urrejtje, por një urë që bashkon njerëzit, pa dallim etnie apo përkatësie”, ka shkruar zv/ministrja Shahini.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button