Thirrje raciste dhe banderola kundër Kosovës – Serbia pritet të dënohet nga FIFA pas ndeshjes me Anglinë

FIFA dhe UEFA pritet të ndërmarrin veprime kundër Federatës Serbe të Futbollit për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre gjatë fitores së Anglisë në kualifikueset e Kupës së Botës në Beograd.

Thomas Tuchel siguroi fitoren e tij më mbresëlënëse deri më tani si trajner i Anglisë , me “Tre Luanët” që shënuan një fitore të thellë 5-0 në stadiumin “Rajko Mitic” të martën në mbrëmje.

Harry Kane, Noni Madueke, Ezri Konsa, Marc Guehi dhe Marcus Rashford shënuan të gjithë, ndërsa Serbia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Nikola Milenkovic u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje në fund të ndeshjes.

Kjo fitore e çoi Anglinë shtatë pikë përpara rivalëve më të afërt, Shqipërisë, në Grupin K, ndërsa Serbia është një pikë më poshtë, me një ndeshje më pak.

Ndërkohë që ishte rezultati perfekt për Anglinë, ishte një natë katastrofike për Serbinë – dhe mund të përkeqësohej edhe më shumë për ta për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre.

Federata Serbe e Futbollit lëshoi një deklaratë përpara ndeshjes duke u bërë thirrje tifozëve të sillen mirë, duke shtuar se organi drejtues ishte gjobitur me 600,000 funte nga FIFA dhe UEFA për shkelje të përsëritura të rregullave nga mbështetësit e Serbisë.

Por ky mesazh me sa duket u injorua kundër Anglisë, me disa incidente të diskutueshme që e përshkuan ndeshjes.

Përpara dhe gjatë ndeshjes, tifozët serbë mund të dëgjoheshin duke brohoritur “Kosova është Serbi”, teksa u panë gjithashtu duke valëvitur një banderolë provokuese që tregonte hartën e Kosovës të mbuluar me ngjyrat e flamurit serb.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button