Thellohet bashkëpunimi ushtarak, Izraeli po armatos Gjermaninë

Tetë dekada pas Holokaustit, marrëdhëniet mes Izraelit dhe Gjermanisë kanë hyrë në një kapitull të ri historik: shteti sionist po bëhet një nga furnizuesit më të rëndësishëm të armatimit për ushtrinë gjermane. Kjo aleancë e re po vjen në një moment kur Berlini po synon riarmatimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore, i shtyrë nga kërcënimet e Rusisë dhe Iranit.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shpallur ambicien që Gjermania të ndërtojë “ushtrinë më të fortë në Evropë”. Reformat e reja i hapin rrugë shpenzimeve të pakufizuara për mbrojtje, ndërsa qeveria po punon për futjen e një sistemi të ri të rekrutimit. Në këtë strategji, Izraeli po shfaqet si partneri kryesor.

Dokumente të rrjedhura në media tregojnë se Gjermania ka paraparë qindra milionë euro për dronë vetë-shkatërrues dhe municion nga kompanitë izraelite “Elbit” dhe “Israel Aerospace Industries”. Vitin e kaluar, u nënshkrua edhe marrëveshja prej 2 miliardë eurosh për furnizim me raketa kundër-tanke Spike – një nga kontratat më të mëdha të Izraelit në Evropë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button