Tetovë, katër fëmijë janë lënduar, njërit i ka plasur fishekzjarri në gojë

Në qendrën urgjente në Tetovë u paraqitën shtatë qytetarë pas festës së ndërrimit të motmoteve, ndërsa tre nga të cilët u sollën në gjendje të alkoolizuar dhe katër të lënduar me fishek zjarre.
“Nata e viti të ri kaloi mirë kryesisht me tre të alkoolizuar dhe katër lëndime nga mjetet piroteknike. Një nga të cilët ishte një lëndim më specifik, sepse i kishte plasur fishek zjarri në gojë. Kryesisht të lënduarit kanë qenë katër fëmijë”, tha Boban Vuçevski, mjek.
Fëmija i parë në Tetovë ishte vajze cila lindi pesë minuta pas ndërrimit të vitit.



