Tetë ditë kërkime për gruan që u zhduk nën trotuarin e shembur

Kërkimi për një grua indiane e cila u zhduk pasi trotuari iu shemb nën këmbë në Kuala Lumpur po vazhdon për të tetën ditë radhazi, ndërsa autoritetet kanë thënë se tani është “shumë e rrezikshme” për të vazhduar gërmimin.

Incidenti ka tronditur Malajzinë, me rreth 110 shpëtues që kanë punuar tërë javës në kërkim të 48-vjeçares, raportoi BBC.

Por, përveç njërës këpucë së gjetur në 17 orët e para të kërkimit, përpjekjet kanë qenë të pasuksesshme.

Dy zhytës janë futur të premten në kanalin e hapur, por janë përballur me rryma të forta uji dhe mbeturina, kanë thënë autoritetet.

Incidenti ka nxitur frikë e zemërim te qytetarët, të cilët kanë ngrehur pyetje se çfarë mund ta ketë shkaktuar shembjen. Zyrtarët kanë thënë se po punojnë për të përcaktuar shkakun.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button