Tërmeti në Kosovë, flasin nga Instituti Sizmik

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë, Shemsi Mustafa ka dhënë detaje të tërmetit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se tërmet ishte në zonën Prizren-Kukës.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Qendrës Sizmike Euro-Mediterane si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 12/12/2024 në orën 01:46 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 5 km”, ka shkruar ai.

Rreth orës 01:46, në rajonet e jugut të Kosovës, janë ndje dridhje të tokës. Sipas të dhënave nga earthquake.usgs.gov, dridhjet e fuqishme janë dëgjuar më së shumti në rajonin e Dragashit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button