Tërmet i fortë në Mal të Zi, ndjehet edhe në Maqedoni

Një tërmet është regjistruar në veri të Malit të Zi.
Sipas EMCS, aplikacion që regjistron tërmetet, tërmeti që ndodhi në Malin e Zi ka qenë me magnitudë 5.3 ballë me epiqendër 76 km nga qyteti i Podgoricës, ndërsa thellësia ka qenë 1.7 km.
Tërmeti është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë dhe në Shqipëri.




