Tërmet 3.5 shkallë në Shkup
Një tërmet prej 3.5 shkallëve është regjistruar në Shkup në orën 02.02 minuta.
Tërmeti ka qenë në thellësi prej 8 km, 24 km në veri nga Shkupi.
Tërmeti ka shqetësuar banorët e Shkupit të cilët e kanë ndjerë dridhjen.
Nuk raportohet për dëme materiale.