Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një përjashtim për tarifat e automjeteve për Meksikën dhe Kanadanë për një muaj.
Kështu deklaroi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila ka dhënë disa detaje gjatë një konference për shtyp me mediat në Shtëpinë e Bardhë.

“Biseduam me tri gjigantët e shitjeve të automjeteve. Do të bëjmë një përjashtim prej një muaji për çdo automjet që kalon përmes USMCA”, tha Trump në një deklaratë të lexuar me zë nga Leavitt.

“Tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi më 2 prill. Por, me kërkesë të kompanive që janë të lidhura me USMCA, presidenti po u jep atyre një përjashtim për një muaj në mënyrë që ata të mos jenë në një pozicion ekonomik të pafavorshëm”, shtoi ajo.

Ndryshe, Kanada gjatë ditës së djeshme ka vendosur tarifë prej 25 për qind për të gjitha produktet amerikane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button