Tentimi për vrasjen e kryetarit të Haraçinës, policia njofton se është zbardhur rasti

SPB Shkup e ka zbardhur rastin për tentimin për vrasjen e kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, ngjarje kjo që ka ndodhur më 1 prill.
Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal për “tentim për vrasje”.
Siç ka informuar MPB, bëhet fjalë për 36 vjeçarin M.A, kundër të cilit është ngritur kallëzimi penal deri tek Prokuroria e Shkupit.
Kujtojmë se dy persona të tjerë gjatë tentimit për vrasjen e kryetarit Ridvan Ibrahimi, kanë mbetur të palgosur.