Tentim për vrasje të një minorenti në rrethinën e Tetovës, hetim kundër një 28-vjeçari të dyshuar
Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një 28-vjeçari i dyshuar për vepër penale vrasje.
Siç informon Prokuroria shtetërore Publike, i dyshuari më 26 shtator, në një fabrikë në fshatin Reçicë e Madhe, me paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta një 17-vjeçar, duke i shkaktuar plagë prerjeje me bisturi tek qafa dhe veshi i djathtë.
“I dëmtuari ka arritur të ikë, ndërsa i dyshuari me skuter e ka braktisur vendin e ngjarjes”, informon PTHP.
Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë ka dorëzuar propozim për caktim të masës paraburgim për personin e dyshuar, “për shkak se ekziston rrezik që të arratiset ose ta përsërisë gjegjësisht ta përfundojë veprën penale”.