Tensionet në Lindje, Lukashenko dislokon ushtrinë në kufirin ukrainas

120 mijë trupa të ushtrisë Bjelloruse janë vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën.

Presidenti Aleksandër Lukashenko deklaroi se 1/3 e forcave të armatosura të Minskut janë tashmë të dislokuara duke deklaruar se kufiri ndërmjet dy vendeve është i gjithi i minuar.

Arsyeja e këtij vendimi është inkursioni i ushtrisë Ukrainase në territorin rus, ku Lukashenkoi deklaroi në mediat vendase se devijimi drejt territorit Bjellorus do t’u shkaktonte shumë humbje ushtrisë së Zelenskyt.

Pavarësisht kësaj lëvizje të ushtrisë bjelloruse, Kievi zyrtar nuk duket i shqetësuar ku në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Reuters deklaroi se nuk kishte vërejtur grumbullim të forcave të armatosura në kufirin me Bjellorusinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button