Ten Hag: Dueli kundër Liverpullit, nuk është një ndeshje e thjeshtë

Trajneri i Mançester Junajtedit, Erik ten Hag, nuk e ka cilësuar duelin me Liverpulin në FA Kupën e Anglisë si gjithë të tjerët në vigjilje të përballjes së tyre në çerekfinalet e kompeticionit më të vjetër futbollistik në botë.
“Disa ndeshje janë më të mëdha se të tjerat, mendoj se Mançester Junajtedi kundër Liverpullit është gjithmonë një ndeshje e madhe. Mezi po e pres. Tifozët e shohin atë si një ndeshje shumë të madhe dhe ata janë shumë të etur që ne të fitojmë. Do të ketë më shumë tifozë të Liverpulit atje, kështu që tifozët tanë duhet të jenë të zhurmshëm. Në ndeshje të tilla, ne gjithmonë arrijmë të bëjmë paraqitje të mira. Unë nuk mendoj se në ndonjë ndeshje të rëndësishme të kemi pasur ndonjë ulje. Ata janë shumë të qëndrueshëm, ne kemi nevojë për maksimumin tonë për t’i mposhtur”, tha tekniku holandez në konferencë.

Herri Meguajër, Aron Uan-Bisaka dhe Rasmus Hojlund mund të kthehen të gjithë në dispozicion për sfidën në “Old Trafford”.

“Të gjithë lojtarët e përmendur (Meguajër, Bisaka dhe Hojlund) u kthyen në stërvitjen në fushë. Pjesërisht në fillim të javës dhe të premten, ne patëm një seancë që të gjithë ishin duke u stërvitur. Unë mendoj se ata do të jenë të disponueshëm. Duhet të shohim se si do të rikuperohen nga ajo nesër. Por duket mirë”.

Kupa FA është i vetmi shans i “Djajve të Kuq” këtë sezon për të fituar një trofe, ndërkohë që ata patën një sezon zhgënjyes në Ligën e Kampioneve, por edhe në kampionat gjërat nuk kanë shkuar aq mirë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button