Të shtënat në Florida/ FBI: Atentat i dytë për të vrarë Donald Trump. Ish-presidenti po luante golf
FBI i konsideron atentat në tentativë për të vrarë Donald Trump, të shtënat me armë zjarri në Florida, pranë rezidencës së ish-presidentit, teksa ai ndodhej te fusha e golfit.
“Incidenti në fushën e golfit të Trump duket të jetë një tentativë vrasje”, thuhet në deklaratën e FBI, ku theksohet më tej se po heton “një atentat të dytë për të vrarë Trump”.