Të shtëna në një shkollë amerikane në Madison, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Të paktën dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, mes tyre fëmijë, si pasojë e të shtënave në një shkollë në shtetin amerikan Wisconsin, transmeton Anadolu.

Të shtënat ndodhën në shkollën e krishterë ‘Aundant Life’ në Madison, e cila shërben si kopsht fëmijësh deri në klasën e 12-të. Të shtënat ndodhën në javën e fundit para pushimit të festave, kur njerëzit tradicionalisht mblidhen për të ngrënë ushqime, për të shkëmbyer dhurata dhe për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.

Shefi i policisë së qytetit Madison, Shon Barnes, në një konferencë për media tha se “sot është një ditë e trishtuar, jo vetëm për Madisonin, por për të gjithë vendin tonë”.

“Çdo fëmijë, çdo person në atë ndërtesë, është viktimë dhe do të jetë viktimë përgjithmonë. Këto lloj traumash nuk largohen thjesht”, shtoi Barnes.

Të shtënat vranë një mësues dhe një nxënës, pasi i dyshuari që qëlloi, i cili ishte nxënës, po ashtu është i vdekur.

Sipas një zëdhënësi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden është informuar për të shtënat në shkollë.

“Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë janë në kontakt me homologët lokal në Madison për të ofruar mbështetje sipas nevojës”, tha zv/sekretarja për media, Emilie Simons.

Për vite me radhë, në SHBA kanë ndodhur rregullisht të shtëna vdekjeprurëse në shkolla, disa duke marrë dhjetëra viktima, me shumë anëtarë të publikut që dënojnë mungesën e kontrollit më të rreptë të armëve për të ndaluar vdekjen e shumë fëmijëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button