Të punosh si gazetar në Gaza ‘më e vështirë se sa mund ta përfytyrojë mendja’

Gazetarët palestinezë që punojnë në Gaza kanë folur për kushtet me të cilat përballen në jetën e tyre profesionale, kushte që, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, i bëjnë ata profesionistët e medias më të rrezikuar në botë.

“Ne duhet të punojmë në terren me lehtësi. Fatkeqësisht, kolegët tanë goditen vazhdimisht, qoftë në vendin e punës apo edhe në shtëpitë e tyre,” tha për Al Jazeera korrespondentja Sally Thabet.

“Si nënë dhe si gazetare, përjetoj pothuajse çdo ditë këtë përplasje mendore – nëse të shkoj në punë apo të rri me vajzat e mia, duke pasur frikë nga bombardimet e rastësishme.”

Gazetari dhe regjisori Hassan Abu Dan tha se reporterët në Gaza po punojnë dhe jetojnë “në kushte më të vështira se sa mund ta përfytyrojë mendja”.

“Ti jeton në një tendë, pi ujë që nuk është i përshtatshëm për pirje,” tha ai. “Ka një pjesë të jetës sonë që është shkatërruar.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button