Të paktën 7 të vdekur dhe 82 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Indonezi

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 82 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në provincën Java Perëndimore të Indonezisë, sipas Reuters.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në distriktin West Bandung, ku reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan një rrëshqitje dheu që mbuloi një vendbanim, ende të paspecifikuar.

“Numri i personave të zhdukur është i lartë. Do të përpiqemi të optimizojmë përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit sot”, deklaroi zëdhënësi i agjencisë, Abdul Muhari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button