Të paktën 61 të vdekur nga tërmeti me magnitudë 6.9 ballë në Filipine

Si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë që goditi rajonin Cebu në Filipine, të paktën 61 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 140 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.
Sipas Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs), tërmeti ndodhi mbrëmë në orën 21:59 me kohën lokale rreth 21 kilometra në veri të qytetit Bogo në një thellësi prej 5 kilometrash.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) fillimisht e regjistroi tërmetit me magnitudë 7 ballë para se ta ndryshojë atë në 6.9 ballë.
Autoritetet lokale thanë se 27 persona humbën jetën në qytetin Bogo ndërsa numri tjetër i viktimave u raportua në San Remigio dhe në disa qytete tjera afër epiqendrës.
Megjithatë, Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor tha se nuk kishte kërcënim të konsiderueshëm për cunami.
Ekipet e kërkim-shpëtimit tashmë kanë arritur në zonat e prekura ndërkohë lëkundjet pasuese vazhdojnë në rajon.
Autoritetet kanë shprehur frikë se numri i të vdekurve mund të rritet.