Të paktën 2 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin sirian

Të paktën dy persona u plagosën në një sulm ajror izraelit që shënjestroi Kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë siriane në Damask, tha agjencia shtetërore e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.

Televizioni Sirian gjithashtu raportoi për të shtëna me armë pranë kompleksit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ushtria izraelite, nga ana tjetër, tha se ka sulmuar portën hyrëse të Kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Siriane në Damask.

Ajo gjithashtu njoftoi se do të dërgojë përforcime në linjën kufitare me Sirinë.

Ky veprim vjen në mes të sulmeve të përsëritura ajrore izraelite në provincën jugore siriane të Suwaydas, e cila po përjeton trazira midis komuniteteve druze dhe beduine.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button