Të paktën 18 të vdekur nga përmbytjet në veri të Pakistanit

Të paktën 18 persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të fuqishme që goditën fshatin Thak Gah në pjesën veriore të Pakistanit, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Përmbytjet dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajonet Khyber Pakhtunkhwa (K-P) dhe Gilgit-Baltistan (G-B), ku autoritetet lokale vijojnë me operacionet e kërkim-shpëtimit dhe pastrimin e rrënojave.

Sipas Autoritetit Provincial për Menaxhimin e Fatkeqësive (PDMA), 18 persona kanë humbur jetën, duke përfshirë edhe fëmijë, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Reshjet e mëdha dhe përmbytjet janë një fenomen i shpeshtë në Pakistan gjatë sezonit të musoneve, duke shkaktuar çdo vit humbje në njerëz dhe dëme ekonomike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button