Të paktën 103 të vdekur nga shpërthimet pranë varrit të gjeneralit Soleimani në Iran

Të paktën 103 persona janë vrarë nga dy bomba që kanë shpërthyer pranë varrit të gjeneralit të Gardës Revolucionare iraniane, Qasem Soleimani, në përvjetorin e katërt të vrasjes së tij, shkruan BBC.
Sipas zëvendësguvernatorit të Kermanit, sulmi ishte terrorist.
Si komandant i krahut të operacioneve jashtë shtetit të Gardës Revolucionare, ai ishte arkitekt i politikës iraniane në të gjithë rajonin.
Ai ishte përgjegjës për misionet klandestine të forcave “Quds” dhe ofrimin e udhëzimeve, financimeve, armëve, inteligjencës dhe mbështetjes logjistike për qeveritë aleate dhe grupet e armatosura, duke përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun.
Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen e vitit 2020, e përshkroi Soleimanin si “terroristin numër një kudo në botë”.
#BREAKING At least 20 people died following explosions in Iran’s city of Kerman near a cemetery where slain commander Qassem Soleimani is buried, state TV reports. pic.twitter.com/wd7iCIfqwx
— Clash Report (@clashreport) January 3, 2024
Mass casualties observed following explosions in Iran’s city of Kerman near a cemetery where slain commander Qassem Soleimani is buried.
At least 20 people reported killed for now. pic.twitter.com/3UHjO79yzq
— Clash Report (@clashreport) January 3, 2024



