Të mërkurën festë në RMV

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut i ka njoftuar qytetarët se 22 nëntori (e mërkurë), dita e Alfatbetit të Gjuhës Shqipe, do të jetë ditë jo pune për shqiptarët, transmenton Alfax.
“Në pajtim me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 21/98 dhe 18/07), 22 nëntor 2023 (e mërkurë) Dita e Alfabetit Shqip, është ditë jopune për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare j’ua uron Ditën e Alfabetit Shqip”. Alfax.



