Të hënën mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut
Lajmi është bërë i ditur nga qeveria në Shkup.
“Ju informojmë se më datë 18.11.2024 në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 10:50 sipas agjendës së parashikuar.
Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha”, njoftojnë nga Qeveria.