Të gjithë personat në bord të vdekur pas rrëzimit të avionit rus në rajonin e Lindjes së Largët

Të gjithë personat në bordin e një avioni rus pasagjerësh që u zhduk nga radari gjatë një fluturimi sot në rajonin Amur të Lindjes së Largët vdiqën, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.
Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë tha në Telegram se mbetjet e “Antonov An-24” u gjetën, duke shtuar se një helikopter i Agjencisë Federale të Transportit Ajror vuri re avionin e djegur gjatë përpjekjeve të kërkimit. Sipas informacioneve paraprake, në bordin e avionit kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
“Ekipet e shpëtimit po shkojnë në vendngjarje”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se një linjë telefonike është krijuar në rajon, i cili kufizohet me provincën verilindore Heilongjiang të Kinës.
Guvernatori i Amurit, Vasily Orlov, tha se përpara se të zhdukej se “An-24” po shkonte nga qendra administrative e rajonit, Blagoveshchensk, për në Tynda.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar shërbimin për shtyp të Qendrës Amur për Mbrojtje Civile dhe Siguri nga Zjarri, tha se rrënojat u zbuluan në një shpat mali 16 kilometra nga qyteti i Tynda-s.
“Sipas informacioneve paraprake, të gjithë kanë vdekur”, tha TASS, duke cituar shërbimet e emergjencës, duke theksuar se është e vështirë të ulej në vendin e rrëzimit.