Të gjitha institucionet shtetërore do të kenë qasje deri te rreth 1,800 automjete që janë sekuestruar

Sipas ndryshimeve të reja të Ligjit për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, prej sot të gjitha institucionet shtetërore mund të kenë qasje te automjetet të cilat përkohësisht ose përgjithmonë janë sekuestruar, ndërsa me të cilat disponon Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, informoi sot drejtoresha e Agjencisë Irena Ilievska. Siç sqaroi Ilievska, deri tani me këto automjete kanë mundur të menaxhojnë vetëm Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes, ndërsa prej sot do të munden edhe institucionet shtetërore të cilat do të dorëzojnë kërkesë në Agjencinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar.
“Sipas ndryshimeve të fundit të cilat janë miratuar dhe të cilat tani janë në fuqi, ndryshimi më i fundit është se transferimi i automjeteve në institucionet shtetërore së pari ishte mundësi vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë tani me ndryshimet të cilat i propozoi vetë Agjencia, meqenëse kuptuam se automjetet po prishen dhe disa prej tyre mund të shiten për ata që kanë përfunduar procedurat më në fund, megjithatë, për ato që janë sekuestruar përkohësisht, as shitja dhe as transferimi nuk ishin të mundura, kështu që propozuam ndryshime të reja ligjore që hyjnë në fuqi sot. Me këto ndryshime, të gjitha institucionet shtetërore që paraqesin një kërkesë në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar mund të marrin automjetet”, tha Ilievska.

Agjencia, shtoi ajo, ka në dispozicion diku rreth 1700 deri 1800 automjete, një pjesë e tyre janë marrë përkohësisht, ndërsa një pjesë përgjithmonë, pra, siç tha, për to tërësisht ka përfunduar procedura. Sipas ndryshimeve ligjore, Ilievska sqaroi se ekzistojnë dy kategori, pra transferimi i mjeteve të cilat janë marrë përfundimisht dhe transferimi i automjeteve që janë sekuestruar përkohësisht.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button