“Tarifat e Trampit shkojnë kundër gjithë botës”, Pekini: Ne nuk duam luftë, por nuk do të kemi frikë!

Kina po paralajmëron Shtetet e Bashkuara se vendosja e tarifave ndaj partnerëve të saj kryesorë tregtarë do të ketë “pasoja serioze” në stabilitetin e ekonomisë globale.

Pekini beson se tarifat e SHBA “shkojnë kundër të gjithë botës.  “Kina nuk është e interesuar për një luftë, por nuk do të ketë frikë nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë kërcënimet.”

“Fushata amerikane nuk po fiton mbështetjen e popullit dhe do të përfundojë me dështim.  u tha gazetarëve Li Jian, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, pasi Donald Trump njoftoi se ai po rrit tarifat për produktet kineze në 125%.

Sipas tij Kina nuk do të qëndrojë duarkryq dhe nuk do  të nuk do të lejojë privimin e të drejtave dhe interesave legjitime të popullit kinez.

Kina nuk do të qëndrojë duarkryq dhe nuk do të lejojë privimin e të drejtave dhe interesave legjitime të popullit kinez. 

“Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e tarifave ndaj të gjithë partnerëve të saj tregtarë, përfshirë Kinën, e cila shkel të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve kineze dhe ndikon seriozisht në stabilitetin e rendit ekonomik global”, tha He Yongqian, një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë, gjatë një konference për shtyp.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button