Taravari: Unë nuk jam humbës!

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari deklaron se kryeministri Hrisitijan Mickoski vetë do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Taravari për “Lokalno” lidhur me akuzat e VLEN, tha se nuk ndjehet humbës.
“Në Gostivar fituam 4:1, dhe më shumë se dyfishi i të gjithë kundërshtarëve. Në Vrapçishtë fituam 9:1. Në Saraj, për fat të keq, humbëm me 580 vota, megjithëse të gjitha sondazhet tregonin se kandidati ynë udhëhiqte 2:1. Megjithatë, sondazhet janë sondazhe, dhe rezultati doli kështu. Jam shumë krenar që promovuam një kandidat të tillë që fitoi zemrat e shumë shqiptarëve në Maqedoni”, thekson Taravari.
Ai tha se edhe në Tearcë pati një luftë të ashpër, ku fitoi kandidati i VLEN, që, sipas tij, është pjesë e procesit zgjedhor.
Si koalicion, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) fitoi më shumë vota se VLEN, por prapëseprapë nga kampi i Mexhitit, Kasamit dhe Gashit u shpallën fitues për shkak të fitores në Çair dhe Tetovë.
Lidhur me kërkesën për dorëheqjen e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Taravari thotë se kjo është e drejtë e tyre.
“Nuk e di se si shpallen fitues kur kanë më shumë se 20 mijë vota më pak se AKI. Është e drejta e tyre të kërkojnë dorëheqjet. Ne do të shkojmë në një raund të dytë në komuna të caktuara ku nuk ka regjistrim të popullsisë, konkretisht Gostivar dhe Vrapçishte.