Taravari: shpresoj që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, e ka realizuar të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale. Pas votimit, ai i ftoi qytetarët të realizojnë të drejtën e votës, duke shtuar se 8 maji do të jetë ditë më e rëndësishme.

“Sot bashkë me familjen e bëmë obligimin tonë si qytetarë të këtij shteti. Porosia ime është që këto zgjedhje të kalojnë fer dhe të jenë demokratike dhe në fund sot është dita kur sovrani vendos kush do t’i fitojë zgjedhjet. Dhe kushdo qoftë që merr më shumë përkhrahje do ta urojmë. Shpresoj që 8 maji të jetë ditë më e rëndësishme se sot”

Taravarit për herë të parë i ka votuar edhe djali më i vogël.

“Ne Votuam! Për një të ardhme më të mirë!
Arbi Taravari për herë të parë Votoi!”, ka shkruar Taravari në rrjetet sociale.
May be an image of 4 people and text

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button