Taravari shfuqizon pozitën e Selës, ja vendimet e Kongresit të “Aleancës së Taravarit”

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari, sot në Shkup është duke mbajtur kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin kanë marrë disa vendime.

Në mesin e vendime që kanë sjellë përkrahësit e Taravarit në parti, është edhe shfuqizimi i pozitës së Kryetarit të Kuvendit dhe të kompetencave të organit të njohur paraprakisht si Kryesia e ngushtë e partisë.

Disa nga vendimet që i kanë sjellë delegatët e ASh-së në kongresin e sotëm:

“U miratua kandidatura për President të Republikës e Kryetarit të Partisë, Arben Taravari, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët i përkrahur nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit dhe 8 majit 2024”.

“U shfuqizuan vendimet e mbledhjes jolegjitime të Kuvendit të Partisë, mbajtur në më 10 shkurt 2024, pasi që e njëjta u karakterizua me shkeljke të shumta statutare, manipulime dhe falsifikime tanimë të faktuara, për të cilat sot të karakterizuar me manipulime dhe falsifikime Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi ngritjen e një padie penale ndaj abuzuesve”.

“U miratua ndryshimi i statutit të Aleancës për Shqiptarët, duke shfuqizuar ndryshimet statutare të miratuara në Kongresin III të jashtëzakonshëm mbajtur më 24 dhjetor 2022, dhe duke rikthyer versionin paraprak të statutit, miratuar më 27 mars 2022 në Kongresin II të Partisë, me synim të eliminimit të disfunksionaliteteve në vendimmarrjen partiake. Një nga implikimet imediate të këtyre ndryshimeve është heqja e pozitës së Kryetarit të Kuvendit dhe të kompetencave të organit të njohur paraprakisht si Kryesia e ngushtë e partisë.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi fushatë pozitive, duke i hapur dyert për të gjithë ata që e duan ndryshimin e shumëpritur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button