Taravari: Përshëndes deklaratën e senatorit Sanders, jam me Palestinën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari ka
përshëndetur deklaratën e Senatorit demokrat Berni Sanaders, i cili sot, doli në mbështetje të popullit palestinez dhe kundër masakrës që po ndodhë ndaj palestinezëve.
“Përshëndes me entuziazëm deklaratën e Senatorit demokrat Bernie Sanders, i cili sot ka dalë në mbështetje të popullit palestinez dhe kundër masakrës që po ndodh ndaj atyre njerëzve nga hakmarrja e ashpër e Netanjahut!
Kjo deklaratë që ka shokuar botën, është sipas meje E Drejtë-E Vërtetë-E Duhur!
Me Palestinën!”, ka shkruar Taravari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button