Taravari: Për pak orë, më shumë se 8 mijë nënshkrime

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga opozita e bashkuar shqiptare – VLEN, Arben Taravari, ka njoftuar se ka grumbulluar mbi 8 mijë nënshkrime në vetëm disa orë. Do ti duhen edhe afro 2 mijë për të zyrtarizuar kandidimin, raporton Alfax.
“Ne filluam para pak orësh me mbledhjen zyrtare të nënshkrimeve dhe kemi arritur në 8 mijë nënshkrime+!
Këto janë nënshkrime lirie, pa asnjë imponim, pa asnjë detyrim por janë Vullneti Juaj i Pastër!
Mbledhja e nënshkrimeve vazhdon edhe nesër. Ky është një rekord i ri dhe tregues se me VLEN Ndryshimi Ka Filluar!
Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Taravari në rrjetet sociale.Alfax.



